Arritje historike/ Muriqi shënon “tripletën” e parë, i jep 3 pikët e radhës Majorkës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kur flitet për lojtarët shqiptarë që dhurojnë spektakël, padiskutim është Vedat Muriqi, lideri i Majorkës në La Liga. I njohur me nofkën “Pirati”, Muriqi është një udhëheqës për ekipin e tij, gjë që e dëshmon për çdo ndeshje me performancën në fushë.

Së fundmi, sulmuesi realizoi një tripletë, ndërsa skuadra e tij fitoi 3-2 ndaj Bilbaos. Ai hapi serinë e golave që në minutën e pestë të ndeshjes, ndërsa dy golat e tjerë u realizuan nga penallti, ku njërin arriti ta dërgojë në rrjetë me pak fat.

Tre gola në një ndeshje me fanellën e Majorkës janë hera e parë që 31-vjeçari arrin një arritje të tillë. Sa i përket sezonit aktual në La Liga, Muriqi renditet i dyti në listën e golashënuesve me 14 realizime, ndërsa më mirë se ai është vetëm Mbape me 19 gola. Futbollisti i lindur në Prizren është shumë pranë një arritjeje historike, pasi gjithashtu është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Majorkës, pas Samuel Eto’o-s.

The post Arritje historike/ Muriqi shënon “tripletën” e parë, i jep 3 pikët e radhës Majorkës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: