Zbulohet biseda telefonike Stamer-Trump! Kryeministri britanik: Tarifat lëvizje e gabuar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sir Keir Starmer ka zhvilluar këtë pasdite telefonata me kryeministren e Danimarkës, si edhe me drejtuesit e Komisionit Evropian dhe të NATO-s.

Më pas, sipas një zëdhënëseje të Downing Street, ai ka folur edhe me Donald Trump.

“Në të gjitha bisedat e tij, kryeministri përsëriti qëndrimin e tij për Groenlandën,” thuhet nga Downing Street.

“Ai tha se siguria në Veriun e Lartë është një prioritet për të gjithë aleatët e NATO-s, me qëllim mbrojtjen e interesave euro-atlantike.

Ai shtoi gjithashtu se vendosja e tarifave ndaj aleatëve për shkak të ndjekjes së sigurisë kolektive të NATO-s është e gabuar.”

The post Zbulohet biseda telefonike Stamer-Trump! Kryeministri britanik: Tarifat lëvizje e gabuar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: