Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Davosit në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF). Kurti do të jetë pjesë e këtij forumi së bashku me liderë të shumtë nga e gjithë bota.
Në kuadër të WEF, Kosova do ta ketë për të dytin vit me radhë shtëpinë e saj. Kurti do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit që organizohen në “Shtëpinë e Kosovës”, krahas edhe takimeve zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.
The post Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror appeared first on Euronews Albania.
