Aksidenti hekurudhor në Spanjë, reagon Papa Leo: Ngushëllime dhe shërim të shpejtë të plagosurit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Papa Leo XIV ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e aksidentit hekurudhor që ndodhi në Spanjën jugore të dielën. Në një telegram të lëshuar nga Vatikani, Papa shprehu gjithashtu urimet e tij më të ngrohta për një shërim të shpejtë për të plagosurit.

Ai tha se ishte thellësisht i tronditur nga kjo ngjarja tragjike. Në mesazhin e tij, Papa gjithashtu inkurajoi ekipet e shpëtimit të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ofruar ndihmë dhe lehtësim për të prekurit, ndërsa dha edhe ​​Bekimin e tij.

Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje pranë qytetit të Adamuz, kur dy trena që shkonin në Madrid dolën nga shinat dhe përfunduan në shina të kundërta, duke u përplasur me një tren në kalim

Autoritetet spanjolle deri më tani kanë konfirmuar numrin e të vdekurve në 39 persona , por thanë se numri përfundimtar mund të rritet. Shërbimet e urgjencës trajtuan 122 persona të plagosur , 48 prej të cilëve janë ende në spital. Shkaku i aksidentit mbetet nën hetim.

The post Aksidenti hekurudhor në Spanjë, reagon Papa Leo: Ngushëllime dhe shërim të shpejtë të plagosurit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: