PSG thyen rekordin e klubit, arkëton mbi 350 milionë euro nga shitjet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Paris Saint-Germain ka realizuar një rekord të ri sa i përket të ardhurave nga shitjet e futbollistëve në një afat kalimtar.

Klubi francez ka gjeneruar rreth 350 deri në 360 milionë euro nga largimet e lojtarëve, pa përfshirë bonuset e mundshme të lidhura me paraqitjet dhe sukseset e tyre te klubet e reja.

Shitja më e madhe është ajo e Bradley Barcola, vlera e të cilit raportohet të jetë rreth 145 milionë euro. Reprezentuesi francez prin listën e largimeve të PSG-së.

Pas tij renditet Goncalo Ramos, i cili është shitur për 74 milionë euro, ndërsa Ibrahim Mbaye është larguar për 55 milionë euro.

PSG ka arkëtuar gjithashtu 41.2 milionë euro nga shitja e Randal Kolo Muanit, ndërsa Kang-in Lee ka kaluar te Atletico Madrid për 40 milionë euro.

Në fund të listës është Noham Kamara, transferimi i të cilit i ka sjellë klubit parisien rreth 4.1 milionë euro.

Kështu, PSG ka vendosur një rekord të ri të klubit për të ardhurat nga shitjet e lojtarëve në një afat kalimtar, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë aftësinë për të zhvilluar futbollistë dhe për t’i shitur ata në vlerën maksimale të tregut.

The post PSG thyen rekordin e klubit, arkëton mbi 350 milionë euro nga shitjet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: