Në Liqenin e Ujmanit, sot është shënuar festa ortodokse e Bogojavlenjes përmes manifestimit tradicional të notimit për Kryqin. Në këtë aktivitet, mbi 300 qytetarë serbë u hodhën në ujërat e ftohta të liqenit, pavarësisht temperaturave të ulëta, për të tentuar ta kapin kryqin, duke shënuar kështu një numër rekord pjesëmarrësish.
Manifestimi ka tërhequr një numër të madh të pjesëmarrësve dhe shikuesve, ndërsa gjatë organizimit janë vërejtur edhe flamuj me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole shtetërore të Federatës Ruse. Ndërkohë, janë parë edhe persona që mbanin banderola me figurat e terroristëve serb, që ishin në sulmin në Banjska.
The post Simbole ruse në shënimin tradicional serb të festës ortodokse në Ujman appeared first on Euronews Albania.
