Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Serbia më mirë se kurrë më herët e ka kuptuar se Kosova është shtet, edhe pse vazhdon ta refuzojë njohjen.
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Kurti akuzoi edhe partitë opozitare se për shkak të mungesës së bashkëpunimit të tyre, vendi shkoi dy herë në zgjedhje vitin e kaluar. Derisa ka theksuar se populli i Kosovës, sipas tij, refuzon të kthehet “në epokën e korrupsionit”, raporton KosovaPress.
Ai tha se kontribuuesi i destabilitetit në rajon përmes Serbisë është Federata Ruse.
The post Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet appeared first on Euronews Albania.
