Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me urimin e kryeministrit Edi Rama për ftesën e marrë nga Donald Trump për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes”.
Osmani ka falenderuar Ramën teksa shkruan se dy vendet janë bashkuar në aleancën e udhëhequr nga SHBA.
“Faleminderit nga zemra, Edi! Kosova dhe Shqipëria, të bashkuara në aleancën e udhëhequr nga lideri i botës së lirë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Osmani.
Rama në një postim në X këtë të mërkurë Osmanin, për ftesën që mori për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Sipas tij ftesa konsiderohet një njohje e rëndësishme për kontributin e saj në skenën ndërkombëtare dhe forcon më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së.
The post Osmani pas urimit të Ramës: Kosova dhe Shqipëria, në aleancën e udhëhequr nga lideri i botës së lirë appeared first on Euronews Albania.


