Përleshje fizike mes 7 personash në Ferizaj, plagosen me thikë 2 të rinj

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një përleshje fizike është regjistruar mbrëmjen e së martës në Ferizaj mes 7 personash. Policia e Kosovës njoftoi se mes personave të përfshirë janë 5 të mitur.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gaçkë rreth orës 22:55. Nga sherri janë plagosur me thikë dy persona. Ata janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pesë prej tyre të mitur. Dy nga të dyshuarit kanë marr lëndime trupore nga mjeti i mprehtë (thikë) dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Pesë të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pas marrjes së dëshmisë janë liruar në procedurë të rregullt. Dy të dyshuarit e tjerë të mitur janë arrestuar.

The post Përleshje fizike mes 7 personash në Ferizaj, plagosen me thikë 2 të rinj appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: