Rama uron në “X” Vjosa Osmanin për ftesën e Kosovës në Bordin e Paqes

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri Edi Rama në një postim në X këtë të mërkurë përgëzoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën që mori për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një iniciativë e Presidentit amerikan Donald Trump. Sipas tij ftesa konsiderohet një njohje e rëndësishme për kontributin e saj në skenën ndërkombëtare dhe forcon më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së.

Statusi në “X”:

Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.

Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e  për rolin tënd ndërkombëtarisht.

The post Rama uron në “X” Vjosa Osmanin për ftesën e Kosovës në Bordin e Paqes appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: