Moti i keq ka goditur Greqinë ndërsa situata më problematike regjistrohet në jug të Atikës. Kushtet e vështira të motit kanë rezultuar fatale për dy persona të cilët humbën jetën nga moti i keq. Një grua 56-vjeçare humbi jetën pasi u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të shiut.
56-vjeçarja mësohet se po kthehej në shtëpi nga puna. Ajo u përpoq të kalonte rrugën kur mjeti i saj u rrëmbye nga uji. Viktima mbeti e bllokuar dhe zjarrfikësit nuk arritën ta gjenin gjallë.
Një roje bregdetar 53-vjeçare humbi jetën në krye të detyrës. Sipas Rojës Bregdetare, ai ishte në patrullim këmbësor në port kur një valë e fortë e rrëmbeu. Ai mori një dëmtim të rëndë në kokë që rezultoi fatal.
Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë rrugë të mbushura me gurë dhe të “pushtuara” nga rrjedha e ujit.
The post Moti i keq godet Greqinë, humbin jetën dy persona appeared first on Euronews Albania.
