700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora!

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gjendja e rrugës Boboshticë – Dardhë – Podgorie – Lignas ka rikthyer sërish në vëmendje problematikën e mirëmbajtjes së infrastrukturës, pasi pavarësisht fondeve të konsiderueshme të akorduara, segmenti paraqitet i pakalueshëm në kushte të motit të keq.

Vetëm për mirëmbajtjen e kësaj rruge janë shpenzuar rreth 1 miliard lekë, ose afërsisht 700 mijë euro, ndërsa pamjet nga terreni tregojnë borë të pashkarkuar dhe mungesë ndërhyrjeje.

Tenderi për mirëmbajtjen e rrugës është fituar nga kompania “OUEN & SHPRESA-AL”, e cila ka përfituar fondin aktual. Megjithatë, situata reale bie ndesh me vlerën e kontratës, pasi qarkullimi mbetet i vështirë dhe rrezikshëm për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Sipas të dhënave të bëra publike, kontraktori i mëparshëm merrte rreth 13 milionë lekë të vjetra në vit për pastrimin dhe mirëmbajtjen e këtij aksi.

Rasti ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe kontrollin e kontratave të mirëmbajtjes rrugore. Denoncimi i bërë publik ka nxitur reagime dhe kërkesa për transparencë, ndërsa mbetet e paqartë nëse institucionet përgjegjëse do të japin shpjegime për diferencën e madhe mes shumave të shpenzuara dhe shërbimit real të ofruar në këtë rrugë.

The post 700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: