E ardhmja e Bernardo Silvas në pikëpyetje, Guardiola: Do të doja të qëndronte përgjithmonë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

E ardhmja e Bernardo Silvas te Manchester City mbetet e paqartë, teksa kontrata e mesfushorit portugez skadon në qershor. 31-vjeçari është përfolur për një transferim të mundshëm drejt Arabisë Saudite ose një rikthim te Benfica.

Pavarësisht zërave, Silva mbetet një lojtar kyç për Pep Guardiolën, i cili pas fitores 2-0 ndaj Wolves vlerësoi ndikimin dhe mentalitetin konkurrues të kapitenit të Cityt, duke shprehur dëshirën që ai të qëndrojë në klub.

Guardiola theksoi se vendimi final i takon lojtarit dhe familjes së tij. Gjatë nëntë viteve në Manchester City, Bernardo Silva ka regjistruar 438 ndeshje, 73 gola dhe 77 asistime, duke fituar 18 trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe gjashtë tituj të Premier Ligës.

The post E ardhmja e Bernardo Silvas në pikëpyetje, Guardiola: Do të doja të qëndronte përgjithmonë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: