Laporta i zhgënjyer nga largimi i talentit 18-vjeçar drejt PSG-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për largimin e një prej talenteve më premtuese të klubit, Dro Fernandez. Mesfushori 18-vjeçar pritet të bashkohet me Paris Saint-Germain në orët në vijim, një zhvillim që ka surprizuar drejtuesit e klubit katalanas.

Në një deklaratë për Catalunya Radio, Laporta e cilësoi situatën si “të pakëndshme”, duke theksuar se Barcelona kishte një marrëveshje tjetër me lojtarin në momentin e mbushjes së moshës madhore. “Agjenti i tij na informoi se nuk mund të respektohej ajo që ishte rënë dakord,” u shpreh Laporta, duke shtuar se lojtari kishte dhënë fjalën për rinovimin e kontratës vetëm pak ditë më parë.

Presidenti i Barçës nënvizoi se klubi u ofron lojtarëve të rinj mundësinë për t’u zhvilluar në një nga skuadrat më të mira në botë, ndërsa iu drejtua rrethit të lojtarit me një mesazh të qartë: “Duhet të jetosh për këto ngjyra”.

Sipas burimeve tona, Dro Fernandez do të firmosë me Paris Saint-Germain për 8 milionë euro, ndërsa klauzola e lirimit të tij ishte vendosur në 6 milionë euro.

The post Laporta i zhgënjyer nga largimi i talentit 18-vjeçar drejt PSG-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: