Ish-senatori francez në gjyq, dyshohet se drogoi një ligjvënëse për ta sulmuar atë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ish-senator francez doli në gjyq të hënën i akuzuar për hedhjen e ekstazisë në pijen e një ligjvënëseje me qëllim sulmin seksual ndaj saj.

Joel Guerriau dyshohet se ka hedhur një substancë që mund të ndryshojë aftësinë e saj për të dalluar ose kontrolluar veprimet e saj, me qëllim kryerjen e  sulmi seksual ndaj ligjvënëses Sandrine Josso.

Guerriau i ka mohuar akuzat kundër tij. Rasti ka bërë jehonë në Francë pas dënimit në vitin 2024 të Dominique Pelicot, i cili u shpall fajtor për drogimin dhe përdhunimin e përsëritur të gruas së tij, Gisele, dhe për ftesën e dhjetëra të huajve për ta sulmuar atë ndërsa ajo ishte pa ndjenja.

Josso u tha hetuesve se ndihej keq pasi piu disa gllënjka nga një gotë shampanjë që i ofroi Guerriau në apartamentin e tij për të festuar një fitore zgjedhore.

Ajo u tha atyre se shampanja nuk kishte shije normale dhe se nëse nuk do të kishte arritur të largohej nga apartamenti, ishte e sigurt se Guerriau do ta kishte sulmuar. Një test toksikologjik më vonë zbuloi gjurmë ekstazie në gjakun e saj.

Gjithashtu ekstazi u gjet edhe në apartamentin e Guerriau. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim me burg deri në pesë vjet dhe një gjobë prej 75,000 eurosh.

The post Ish-senatori francez në gjyq, dyshohet se drogoi një ligjvënëse për ta sulmuar atë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: