Epoka Carrick ka nisur shkëlqyeshëm për Manchester United, që regjistroi një tjetër sukses të rëndësishëm në kampionat. Djajtë e kuq mposhtën Arsenalin me një lojë tipike, ashtu si në derbi ndaj Man Cityt, një skuadër e vendosur mirë në prapavijë dhe që godet kundërshtarin nëpërmjet kundërsulmeve apo gabimeve të këtyre të fundit. Një javë më parë fituan ndaj vendit të dytë, ndërsa të dielën u dhanë një shuplakë kryesuesve të Premier League.
Autogoli i mbrojtësit Martinez i dha avantazhin Arsenalit, por Mbeumo riktheu ekuilibrat në fraksionin e parë. Një supergol i Dorgu, që po kalon një formë pozitive, kaloi përpara miqtë e ardhur nga Manchester, por Merino barazoi shifrat në 2-2. Kur Arsenal u vendos në sulm për një gol të tretë, ishte Man United që e gjeti falë një perle të Cunha, që goditi saktë nga distanca. 2-3 dhe djajtë e kuq marrin një tjetër fitore që ndikon shumë, jo vetëm në klasifikim, por edhe moralisht, pasi kanë mposhtur në dy javë dy ekipet e kreut.
Të dielën fitore regjistruan edhe Chelsea, Aston Villa dhe Nottingham. Blutë e Londrës u përballën me Crystal Palace në transfertë, që e mposhtën 1-3 me golat e Estevao, Joao Pedro dhe Enzo Fernandez.
The post Manchester United rikthehet në formë, fiton dhe ndaj Arsenalit me supergolin e Cunha appeared first on Euronews Albania.
