Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni përmes një postimi në “Facebook” ka dhënë detaje lidhur me mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në Këshillin e Ministrave lidhur e situatën e vështirë meterologjike me të cilën po përballet vendi.
Meloni theksoi se diskutuan lidhur me shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare për Siçilinë, Sardenjën dhe Kalabrinë. Këto janë rajonet më të prekura nga moti i keq i këtyre ditëve. Ajo theksoi se kanë ndarë 100 milionë euro për ekipet e ndihmës së shpejtë në rast emergjence.
“Shteti është pranë qytetarëve dhe territoreve. Rajonet, me Presidentët e tyre të emëruar Komisionerë të Jashtëzakonshëm, do të kenë mjetet dhe kompetencat e duhura për të ndërhyrë në mënyrë efikase dhe në kohë.
Do të doja të falënderoja edhe një herë Ministrin e Nello Musumeci, Mbrojtjen Civile, administratat lokale dhe të gjithë punonjësit e përkushtuar ndaj sektorit. Në situata emergjente, Italia di si të jetë një komunitet edhe më i bashkuar”, shkruan Meloni.
The post Meloni: Po diskutojmë shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare në Siçili, Sardenjë dhe Kalabri appeared first on Euronews Albania.
