Napoli ka bërë të ditur gjendjen shëndetësore të portierit Vanja Milinkovic-Savic përmes një deklarate zyrtare në faqen e klubit. Sipas njoftimit, gardiani serb iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale në Spitalin “Pineta Grande”, të cilat konfirmuan një tendosje të bicepsit femoris në kofshën e majtë. Milinkovic-Savic ka nisur tashmë procesin e rehabilitimit.
Klubi napolitan nuk ka specifikuar kohën e saktë të rikuperimit, por dëmtime të këtij lloji zakonisht kërkojnë një periudhë mungese prej 7 deri në 10 ditësh. Si pasojë, portieri pritet të humbasë ndeshjen e fundit të fazës së Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat, vendimtare për play-off-et, si edhe sfidën e kampionatit të planifikuar për të shtunën, më 31 janar, në shtëpi kundër Fiorentinës.
Rikthimi i Milinkovic-Savic mund të ndodhë në transfertën ndaj Genoas, të shtunën më 7 shkurt, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që trajneri Conte ta aktivizojë atë në ndeshjen kundër Romës. Vendimet pritet të varen edhe nga gjendja e Alex Meret, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim.
The post Napoli konfirmon dëmtimin e Milinkovic-Savic, portieri mungon në sfidat vendimtare appeared first on Euronews Albania.
