EMRI/ Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK, konfirmohet viktima e dytë shqiptare

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik i regjistuar në Rumani ku humbën jetën 7 tifozë të PAOK. Mes viktimave është identifikuar viktima e dytë shqiptare.

Pas Vasil Pilos, viktima e dytë shqiptare e identifikuar është Genci Sadiku. Dy shqiptarët humbën jetën pasi mjeti i tyre u përplas drejtpërdrejtë me një kamion.

Nga pamjet e publikuara duket momenti kur furgoni me të cilin udhëtonin 7 viktimat po qarkullonte në korsinë e gabuar e cila rezultoi me përplasjen kokë më kokë me kamionin.

The post EMRI/ Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK, konfirmohet viktima e dytë shqiptare appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: