Shpërthimi në fabrikën e biskotave në Trikala, arrestohen pronari dhe dy drejtues të tjerë të kompanisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Autoritetet greke këtë të martë kanë arrestuar dy drejtues të tjerë të kompanisë dhe pronarin e fabrikës së biskotave në Trikala ku ndodhi shpërthimi që mori jetën e pesë punëtorëve.

I arrestuari përballet me akuza për vrasje të paqëllimshme, shpërthim, zjarrvënie të qëllimshme dhe lëndime trupore.

Ndërkohë, autoritetet që po kryejnë hetimet për tragjedinë dhe kanë filluar të mbledhin provat e para rreth shkaqeve të shpërthimit.

Sipas informacioneve fillestare të mbledhura nga autoritetet, shpërthimi ndodhi në bodrumin i cili shërbente si zonë magazinimi.

Policia po heton raportet se kohët e fundit ka pasur një erë gazi. Megjithatë, rezervuarët e propanit që furnizojnë me energji furrat u gjetën të paprekura. Gjithashtu ka spekulime nga ekspertët se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e një gazi të ndezshëm por ende nuk është përcaktuar saktë shkaku.

The post Shpërthimi në fabrikën e biskotave në Trikala, arrestohen pronari dhe dy drejtues të tjerë të kompanisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: