Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar këtë të mërkurë e vendi i tij nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të presidentit amerikan, Donald Trump për Gazën. Plenkoviç nuk e zbuloi se pse është marrë ky vendim.
“Pas një analize të plotë, qëndrimi i qeverisë është se aktualisht Kroacia nuk do t’i bashkohet ‘Bordit të Paqes’ për shumë arsye”, u tha Plenkoviç gazetarëve.
Qeveria kroate njoftoi se vendi ishte ftuar të bashkohej me strukturën që do të kryesojë Trump. Plenkoviç kishte deklaruar se Kroacia po priste që BE të harmonizonte qëndrimin e saj për këtë çështje.
Bordi i Paqes, themelimi i të cilit u njoftua javën e kaluar nga Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, fillimisht ishte pjesë e planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në enklavën palestineze të Rripit të Gazës.
Megjithatë, ambiciet e saj për zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën janë në fakt shumë më të mëdha, gjë që, sipas kritikëve të saj, do ta bënte këtë Bord një rival të Kombeve të Bashkuara.
The post Kryeministri Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të Trumpit appeared first on Euronews Albania.
