Orikumi vijon të përforcohet në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e futbollistit me eksperiencë Bruno Telushi. Drejtori sportiv i klubit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin e njohur, i cili i bashkohet projektit sportiv të skuadrës.
Ish-kapiten i Flamurtarit dhe Partizanit, Telushi vjen te Orikumi me një karrierë të pasur, duke sjellë eksperiencë, lidership dhe personalitet në fushë. Klubi shpreh bindjen se afrimi i tij do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin dhe objektivat e sezonit.
Orikumi i uron mirëseardhjen Bruno Telushit dhe shumë suksese me fanellën e re, në pritje që kontributi i tij të jetë vendimtar në vazhdimësi.
The post Orikumi godet në merkato, firmos ish-kapiteni i Flamurtarit appeared first on Euronews Albania.
