Sfida interesante në gjysmëfinale të Australian Open, Djokovic përballë Sinner

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Austrlian Open do të vijojë me dy përballje spektakolare për llogari të gjysmëfinaleve të kompeticionit, aty ku në garë kanë mbetur Sinner, Alcaraz, Djokovic dhe Zverer.

Të katërt këta tenistë ia dolën të fitojnë ndaj kundërshtarëve të tyre në fazën e mëhershme, ndërsa shorti i ka vendosur përballë në këtë mënyrë, Sinner me Djokovic dhe Zverer me Alcaraz. Dy duele të cilat premtojnë spektakël, ndërsa në përfundim do të konfirmohen dhe dy finalistët.

Të parët që siguruan kalimin për në këtë fazë janë Alcaraz dhe Zverer. Gjermani likujdoi Tiet me shifrat 3-1, ndërsa sa i përket Alcaraz, ky i fundit nuk e pati aspak të vështirë përballë De Minaur. Mëngjesin e së mërkurës ishte surprizë përballja Musetti-Djokovic, me italianin i cili ishte pranë kualifikimit, por u dorëzua për shkak të dëmtimit.

Sfida ishte në shifrat 2-0 në favor të italianit, por në setin e tretë konfirmoi se e ka të pamundur të përfundojë përballjen, duke i dhënë të drejtë Djokovic të avancojë më tej. Disa orë më pas, Sinner mposhti amerikanin Shelton 0-3. Seti i parë u mbyll 3-6, ndërsa dy të tjerët u fituan 4-6. Të dyja gjysmëfinalet do të luhen tanimë në të njëjtën orë, mëngjesin e 30 janarit në orën 04:30.

The post Sfida interesante në gjysmëfinale të Australian Open, Djokovic përballë Sinner appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: