Qëlloi në ajër me armë zjarri, arrestohet autori në Kosovë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pasditen e sotme një person ka qëlluar me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë është bërë e mundur edhe arrestimi i tij.

Në pamjet video të siguruara, shihet një person duke u larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte qëlluar me armë, teksa në dorë mbante një kallashnikov.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar vetë zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, moment kur njësitë policore kanë pranuar informatën dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes

“Rreth orës 13:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti.

The post Qëlloi në ajër me armë zjarri, arrestohet autori në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: