Ministria e Jashtme e Ukrainës ka njoftuar këtë të mërkurë se ka thirrur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kiev pas akuzave të Budapestit për ndërhyrjen e Ukrainës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare hungareze.
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka intensifikuar kritikat ndaj Ukrainës në javët e fundit, duke kërkuar të lidhë udhëheqësin e opozitës hungareze Peter Magyar me Kievin, ndërsa fushata zgjedhore po nxehet.
Kryeministri hungarez dhe presidenti ukrainas janë përfshirë në replika të njëpasnjëshme, me Zelenskyy-n që akuzon Orbanin se po përpiqet të “shesë interesat evropiane”.
Në përgjigje, Orban e quajti homologun e tij një njeri në një pozicion të dëshpëruar, ndërsa Ukraina i afrohet përvjetorit të katërt të luftës në shkallë të plotë që nga pushtimi rus në shkurt 2022.
The post Ukraina thërret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kiev, shkak akuzat e Orban për ndërhyrje në zgjedhje appeared first on Euronews Albania.
