Stuhia Christine, e cila goditi Portugalinë gjatë natës, ka vrarë të paktën pesë persona dhe ka lënë 450,000 shtëpi pa energji elektrike këtë mëngjes, thanë autoritetet.
Numri i ri i viktimave u konfirmua për AFP nga një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (ANPEC). Viktima e pestë, vdekja e të cilit u njoftua sot, është një burrë 34-vjeçar që vdiq në komunën Marinha Grande, në Portugalinë qendrore, “për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit”, tha agjencia e mbrojtjes civile pa dhënë detaje të mëtejshme.
The post Pesë të vdekur nga stuhia Christine në Portugali, 450.000 shtëpi pa energji elektrike appeared first on Euronews Albania.
