Protesta e kamionistëve, nis takimi i ministrave për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministrat e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës kanë nisur një takim në Bruksel me përfaqësues të Bashkimit Europian, për të diskutuar kërkesat e kamionistëve lidhur me qëndrimin në zonën Schengen.

Protesta ka nisur prej tre ditësh, duke bllokuar pikat kufitare mes këtyre vendeve për kalimin e kamionëve me mallra. Bizneset dhe transportuesit kërkojnë që periudha e qëndrimit të zgjatet nga 90 në 180 ditë.

Në fund të takimit pritet të bëhet e ditur se çfarë marrëveshjeje u arrit për kërkesat e protestuesve.

The post Protesta e kamionistëve, nis takimi i ministrave për Ballkanin Perëndimor në Bruksel appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: