Një raport mbi ish-kirurgun e Spitalit Great Ormond Street, Yaser Jabbar ka zbuluar se 94 fëmijë janë lënduar gjatë kujdesit që ai ofroi.
Spitali Great Ormond Streetpublikoi një raport të enjten mbi veprimet e ish-kirurgut ortoped i cili trajtoi qindra fëmijë gjatë pesë viteve.
Rishikimi zbuloi se 98 pacientë përjetuan një nivel të caktuar dëmtimi, dhe 94 nga këto raste lidheshin me kujdesin e ofruar nga Jabbar.
Spitali i Londrës ndërmori një shqyrtim klinik të 789 rasteve të Jabbarit, pasi u ngritën shqetësime në lidhje me praktikën e tij klinike.
Rishikimi zbuloi se disa pacientë kishin dhimbje të vazhdueshme ose kishin nevojë për ndërhyrje të mëtejshme kirurgjikale korrigjuese pas ndërhyrjes së kryer nga Jabbar.
Klasifikimet e dëmit varionin nga të lehta, siç është një anestezi e përgjithshme e panevojshme, deri te klasifikime të rënda për situata si diagnostikimi i vonuar i ndërlikimeve ose kirurgjia që nuk arriti rezultatin e synuar.
Rreth 36 fëmijë pësuan dëmtime të rënda për shkak të Jabbar, i cili punoi në spital midis viteve 2017 dhe 2022 dhe u përqendrua në rindërtimin e gjymtyrëve të poshtme.
39 pacientë të tjerë pësuan dëmtime të moderuara dhe 19 pacientë pësuan dëmtime të lehta, thuhet në raport.
The post Raporti: Kirurgu i Great Ormond Street dëmtoi 94 fëmijë, ndërhyrjet nuk u kryen mirë appeared first on Euronews Albania.
