Një përplasje fizike është regjistruar mes dy mësuesve në gjimnazin “Shaban Hashani” në Ferizaj, Ngjarja mësohet se ka ndodhur të enjten gjatë pushimit të gjatë. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në sy të nxënësve dhe drejtoreshës së shkollës.
Mësohet se ka qenë një nxënës që ka njoftuar policinë lidhur me përleshjen. Policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25 në korridorin pranë sallës së mësuesve.
Situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës. Drejtoresha e gjimnazit, Hajrije Nebihu theksoi se kolegët janë konfliktuar dhe njëri është rrëzuar pasi u shty nga mësuesi.
“Nuk ka ndodhur rrahje, incident ka patur, nuk mundem ta mohoj, e ka rrëzuar, e ka shty”, tha Nebihu.
Ajo shtoi se menjëherë u ka kërkuar mësimdhënësve që të shkojnë në shtëpi dhe se ka informuar edhe Drejtorinë Komunale të Arsimit të Komunës së Ferizajt.
The post Agravon konflikti mes dy mësuesve në Ferizaj, përplasen fizikisht në sy të nxënësve appeared first on Euronews Albania.
