Hetimi në fabrikën “Violanta” në Trikala po vijojnë ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur të zbulojnë saktë shkaqet që sollën në shpërthimin e cila u mori jetën 5 personave.
Hetimet dhe gërmimet në zonë do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme për të gjetur prova të reja, ndërsa do të merren deklarata të reja plotësuese nga persona të tjerë në kompani. Mësohet se hetuesit kanë marrë të enjten dosjet e kompanisë nga Drejtoria e Zhvillimit të Rajonit të Thesalisë për të kontrolluar operacionet e paautorizuara etj.
Nga deklaratat e marra deri më tani , shumë punonjës kishin nuhatur një erë gazi dhe i kishin informuar eprorët e tyre për këtë. Gjë që u konfirmua edhe nga menaxheri i turnit i cili deklaroi se disa punonjës e kishin informuar atë për këtë erë të çuditshme dhe se ai nga ana tjetër ia kishte përcjellë informacionin menaxherit të prodhimit.
Hetimi i kryer nga Departamenti i Zjarrfikësve arriti shpejt në përfundimin se shkaku i shpërthimit vdekjeprurës ishte një rrjedhje propani. Gazi ishte përqendruar në bodrum. Nga hetimet u zbulua se bodrumi nuk ishte i deklaruar dhe përdorej kryesisht si hapësirë magazinimi.
Propani hyri në bodrum përmes vrimave në betonin e armuar. Ajo që hetuesit po kontrollojnë tani është nëse kompania kishte marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, ndërsa ajo që po shqyrtohet si shkaku më i mundshëm i rrjedhjes së gazit është puna e asfaltimit që u krye në rrugë mbi tubat e propanit gjatë verës.
The post Shpërthimi në fabrikën e biskotave në Greqi, vijojnë hetimet për rrjedhjen e propanit appeared first on Euronews Albania.
