SHBA draft për njohjen Kosove-Serbi! Dushan Janjic e konfirmon për “Euronews Albania”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Këtë të shtunë në emisionin Balkan Talks me Franko Egro është diskutuar mbi draftin e njohjes Kosovë-Serbi, i cili së fundmi ka qenë ndër lajmet më të diskutuar mbi gjeopolitikën në Ballkan.

I ftuar në emision ka qenë analisti Dushan Janic, i cili ka konfirmuar për Euronews Albania ekzistencën e këtij drafti.

“I qëndroj, por ka disa ndryshime, dhe di që termi ‘Non paper’ është i famshëm për Ballkanin dhe unë e përdor, dhe për Aleksandër Vuçiç apo për njerëz të tjerë. Po këtë herë fola për ekspert amerikan apo kongresmen që po përdorin baza për dialogun e ardhshëm. Sipas informacioneve që kam, kongresi amerikan pranoi ligjin për Ballkanin Perëndimor, edhe ai e thotë qartë se duhet të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Burimet e mia janë ekspertë dhe politikanë,” – tha Janic.

The post SHBA draft për njohjen Kosove-Serbi! Dushan Janjic e konfirmon për “Euronews Albania” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: