Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), delegatët me shumicë votash kanë vendosur kundër pranimit të dorëheqjes së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Nga votimi i zhvilluar, 164 delegatë janë deklaruar kundër dorëheqjes, ndërsa 136 kanë mbështetur largimin e tij nga pozita e kryetarit. Me këtë rezultat, Abdixhiku do të vazhdojë të qëndrojë në krye të LDK-së.
Kuvendi i jashtëzakonshëm u thirr pas ofertës për dorëheqje nga Abdixhiku, e cila erdhi pas rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në këto zgjedhje, LDK-ja u rendit e treta, duke siguruar vetëm 15 mandate në Kuvendin e Kosovës.
Kjo vendimmarrje vjen në një moment kritik për partinë, e cila po përballet me sfida të brendshme dhe presion për rinovim dhe strategji të reja politike.
The post Abdixhiku i shpëton votbesimit, rrëzohet dorëheqja e tij! Konfirmohet sërish si kryetar i LDK-së appeared first on Euronews Albania.
