Policia italiane plagos rëndë grabitësin kinez në Milano

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e së dielës rrugët e Milano-s, ku një 25-vjeçar kinez, me qëndrim të paligjshëm në Itali, u plagos nga policia italiane.

Shtetasi kinez sulmoi rojen e sigurimit që po shkonte në punë, duke e goditur me një shkop dhe i vodhi armën, një Walther P99. Pas grabitjes, ai u largua drejt stacionit të Rogoredo-s, por u lokalizua shpejt nga makinat e policisë.

Në Via Cassinis, i arratisuri qëlloi të paktën tre herë, një prej të cilave goditi makinën e patrullës. Policia iu përgjigj duke e plagosur në kokë dhe krah, ndërsa burri u transportua menjëherë në Spitalin Niguarda, ku ndodhet në gjendje kritike.

Ngjarja ndodh pak kilometra larg vendit ku një tjetër incident tragjik ndodhi të hënën e kaluar, kur oficerët e policisë vranë shtetasin maroken 28-vjeçar, Abhderraim Mansouri.

Policia vijon hetimet për motivet e sulmit dhe rrethanat e ngjarjes.

The post Policia italiane plagos rëndë grabitësin kinez në Milano appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: