VIDEO/ Dy aksidente të rënda në Turqi, humbin jetën 16 persona! 30 të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në dy aksidente në Turqi. Një aksident me autobus ndodhi në Antalia. Guvernatori i Antalias, Hulusi Sahin njoftoi se shoferi i autobusit nuk mbijetoi pavarësisht të gjitha përpjekjeve të bëra.

“Numri i të vdekurve rritet në nëntë”, njoftoi Guvernatori i Antalias.

Numri i mëparshëm ishte tetë të vdekur. Njëzet e pesë persona u plagosën. Autobusi, që transportonte 34 pasagjerë nga Radesto në Antalia, u përmbys këtë mëngjes në orën 10:20 në një autostradë.

“Kishte edhe mjegull. Ky është një kryqëzim ku nuk duhet të shkosh shpejt, por duket se autobusi hyri me shpejtësi të lartë”, shtoi guvernatori.

Shtatë persona u vranë dhe pesë u plagosën në një aksident tjetër që ndodhi në Burdur, në autostradën Antalya-Isparta në Turqinë jugore.

The post VIDEO/ Dy aksidente të rënda në Turqi, humbin jetën 16 persona! 30 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: