Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Shyqyr që nuk kisha makina pas dhe ika, sepse mu shemb mali para syve.’

Safet Duka ishte shoferi i parë që ditën e djeshme u përball me gurët e shembur nga mali në Dragostunjë.

ai është shprehur se ishte duke udhëtuar me mamanë e tij në drejtim të spitalit të Librazhdit për një vizitë, por fatmirësisht i shpëtoi tragjedisë që mund te kishte ndodhur.

Ai tregon se momentet e para ishin tmerruese, por fatmiresisht nuk pati demtimë fizike ndërkohë që makina ka pësuar disa dëmtime.

‘Isha i pari, dhe këta po shembeshin.

Përpara vinin disa gurë të vegjël dhe më pas erdhën të mëdhenjtë.

Shyqyr që nuk kisha makina nga pas. Menjëherë i dhashë makinës pas dhe u shemb i gjithë ky mal këtu. Ishte shumë dramatike dhe e frikshme.

I gjithë ai mal.

Pastaj erdhi dhe një makinë tjetër, e ndalova dhe atë dhe makinat e tjera që po vinin me shpejtësi, gjithë ai mal.

Po shembeshin gurë të tjerë dhe nuk ndalonin.

Kjo është hera e parë që ndodh kjo. Kjo ka ndodhur sepse firma vazhdoi punimet dhe ka bërë mina lart dhe kanë shpuar shkëmbin me çekiç’, është shprehur Safet Duka.

The post Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: