Konfiskohen 27 tonë kanabis, Policia aksion në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Policia në Maqedoninë e Veriut ka kryer kontrolle më 5 shkurt, në fabrikën “ALFAFARM GRUP” në Shkup, me bazë në rrethin e ish-fabrikës OHIS, ndërsa paralelisht u kryen kontrolle edhe në disa lokacione në rajonin e Strumicës.

Sipas raportimit të mediave gjatë aksionit policor janë konfiskuar 27 tonë kanabis mjekësor nga magazinat. Informacionet zyrtare nga MPB-ja dhe Prokuroria pritet të publikohen sot.

Aksioni në territorin e Maqedonisë së Veriut erdhi pasi autoritetet serbe sekuestruan pesë tonë marihuanë të kontrabanduar, për të cilën u tha se e ka origjinën nga një fabrikë në Shkup, me licencë për prodhim kanabisi për qëllime mjekësore.

“Komisioni për kanabis, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka kryer një kontroll të jashtëzakonshëm. Procedura është ende në zhvillim dhe po bëhet verifikim shtesë i gjendjes. Në këtë moment nuk është e mundur të jepen informacione shtesë”, thanë nga Komisioni për Radion Evropa e Lirë.

Sipas informacioneve të Prokurorisë serbe për Krim të Organizuar (TOK), një grup i organizuar kriminal e kishte sjellë marihuanën në janar 2026 nga Maqedonia e Veriut në territorin serb.

The post Konfiskohen 27 tonë kanabis, Policia aksion në Maqedoninë e Veriut appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: