Tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova, procedohen dy persona

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Këtë të premte policia Kufitare në Qafë Morinë, ka kapur dy persona të cilët tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova. Sipas raportimeve nga policia, u proceduan penalisht shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë.

Rastet u kapën në Qafë Morinë, ku gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte 30-vjeçari dhe në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”, për shtetasit:

Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova, procedohen dy persona appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: