Me votë unanime, Agim Ademi rizgjidhet president i Federatës së Futbollit të Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Me votë unanime dhe pa kundërshtar, Agim Ademi ka marrë edhe një mandat për 4 vitet e ardhshme në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Votimi u bë nga 52 delegatë të pranishëm nga 56 që janë në total, ndërsa nuk kishte as kundër dhe as abstenim.

“Vota juaj është besim për mua dhe për ekipin tim. Vota juaj sot është vlerësim i punës së bërë së bashku, dhe vota juaj është përkrahje për të ardhmen dhe për punën e mëtejshme bashkë me ekipin tim”, tha ia.

Ademi dha disa lajme të mira për Kombëtaren, ekipet dhe trajnerët kosovarë.

“Ekipet tona nacionale sivjet veshin ADIDAS. Sivjet e kemi sponsor dhe do të përfaqësohemi… Besoj që do të arrijmë të prezantohemi në Amerikë”, tha Ademi.

Kuvendi zgjedhor i FFK-së u monitorua nga përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe nga Agjencia për Sport në MKRS.

“Ne e kemi obligim që të marrim pjesë në të gjitha kuvendet e federatave të cilat mbahen. Pra, ne jemi të thirrur për të parë rregullativën, për të mbrojtur ligjin, i cili funksionon dhe të cilat janë të licencuara federatat sportive. Pra, nuk domethënë se pjesëmarrja jonë e legjitimon ose nuk e legjitimon një kuvend të një federate sportive. Pra, e thashë që obligimi jonë është që të jemi nga afër dhe të monitorojmë çdo proces i cili ka ndodhur, edhe cili ishte në Kuvendin e FFK-së”, tha Fidan Shatri, nga Agjencia për Sport.

Përveç presidentit, në këtë kuvend u zgjodhën edhe organet e tjera të FFK-së dhe u miratua buxheti për këtë vit.

The post Me votë unanime, Agim Ademi rizgjidhet president i Federatës së Futbollit të Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: