Sergio Ramos nuk do të rikthehet te Sevilla

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sergio Ramos ka ofruar të rikthehet te Sevilla, madje falas, por klubi nuk ka interes dhe nuk ka fonde për të nënshkruar lojtarë të rinj. Ligji i LaLigës e bën të pamundur këtë, pasi paga e tij në Monterrey vitin e kaluar do të ndikonte tek limiti i pagave, që Sevilla e ka tejkaluar.

Sekretari teknik José Ignacio Navarro konfirmoi se “Sergio Ramos nuk është realitet” dhe nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit Jorge Almeyda. Ai shtoi se fokusi mbetet tek lojtarët aktualë dhe ata nga Sevilla Atlético.

The post Sergio Ramos nuk do të rikthehet te Sevilla appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: