Real Madridi po kërkon një qendërmbrojtës për sezonin e ardhshëm dhe emri i fundit në listë është Cristian Gabriel “Cuti” Romero, 27 vjeç, aktualisht te Tottenham. Sipas thashethemeve nga Anglia, argjentinasi mund të largohet nga Spurs, teksa kritikat e tij ndaj menaxhmentit kanë rritur interesin e klubeve të mëdha.
Gazetari Eduardo Inda komentoi në ‘El Chiringuito’ se Romero është një mundësi fantastike për Realin dhe se verën e kaluar ishte i lidhur edhe me Atletico Madrid, pa e finalizuar transferimin. Mbrojtësi argjentinas është shfaqur gjithashtu në radarët e Barcelonës.
The post Real Madridi në garë për Cuti Romero, mbrojtësi i Tottenhamit nën vëzhgim appeared first on Euronews Albania.
