Vllaznia për rekord, merr fitoren e 7-të radhazi! Matraxhiu zbulon sekretin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Vllaznia vazhdon serinë e fitoreve edhe në Kupë, duke mundur 1-0 Bylisin në ndeshjen e parë çerekfinale dhe duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

Lirim Kastrati ishte protagonist, duke i dhënë fitoren shkodranëve nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28-të. Bismark e fitoi penalltinë, ndërsa sulmuesi kosovar e konvertoi saktë në gol. Kjo pjesë u mbyll me avantazhin 0-1 për Vllazninë.

Në fraksionin e dytë munguan rastet e rrezikshme dhe gjithçka përfundoi me shifrat 0-1 për kuqeblutë.

Trajneri Martini preferoi të luante pa Malën, Krymin dhe Balajn, duke i ruajtur për ndeshjen e kampionatit me Elbasanin.

Interesante është se Vllaznia nuk ka pësuar asnjë gol në vitin 2026, duke e mbajtur portën të paprekur në 7 ndeshje, të cilat i ka fituar të gjitha, ndërsa ka shënuar 8 gola.

The post Vllaznia për rekord, merr fitoren e 7-të radhazi! Matraxhiu zbulon sekretin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: