Një kualifikim dramatik ka arritur Como në kupën e Italisë, aty ku të martën mposhti Napolin, duel që u vendos pas ekzekutimit të penalltisë. Një ndeshje ku të dy teknikët, si Conte ashtu dhe Fabregas provuan rotacionin, por në fund të 90 minutave nuk pati fitues.
Fraksioni i parë u mbyll me avantazhin e miqve pas golit të Baturinës me penallti. Në pjesën e dytë njeriu i momentit te kampionët e Italisë, Vergara riktheu ekuilibrat, por vetëm aq, pasi Napoli nuk e vrau dot sfidën.
Pas kohës së rregullt u ekzekutuan penalltitë, aty ku te Napoli gabuan Lukaku i kthyer nga dëmtimi dhe Lobotka, ndërsa te Como Perrone. 7-6 u mbyllën penalltitë dhe Como kualifikohet në gjysmëfinale për herë të parë në 40 vitet e fundit, duke thyer mallkimin, ndërsa përballet me Interin.
Në mbrëmje luhet ballafaqimi i fundit çerekfinal mes Bolonjës dhe Lazios, ku fituesi do të përballet me Atalantën që më herët eliminoi Juventusin. Bolonja e cila luan dhe në shtëpi cilësohet favorite për fitimin e duelit dhe kalimin më tej, por sfida mes tyre në kampionat u mbyll në barazim 1-1.
The post Como eliminon Napolin nga Kupa, fituesi u vendos pas 16 penalltive të ekzekutuara appeared first on Euronews Albania.
