Man United ndalet pas 4 fitoreve radhazi, “tersi” që nisi në vitin 2023

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ndeshja e shumëpritur mes West Ham dhe Manchester United është mbyllur në paqe, me djajtë e kuq të cilët nuk mundën të vijojnë serinë e fitoreve radhazi në kampionat.

Një sfidë e luajtur më mirë prej tyre, por u ndëshkuan në nisje të pjesës së dytë nga vendësit, që gjetën avantazhin me Soucek. Rezultati në fjalë ishte i pamundur për t’u përmbysur nga miqtë nga Manchester, të cilët ishin shumë pranë humbjes. Në minutat shtesë, i ardhur nga stoli sulmuesi Sesko riktheu baraspeshën dhe i dha një pikë të tijve, duke shmangur kështu disfatën.

Manchester United vinte me 4 fitore radhazi në ligë dhe ndaj West Ham synonte të pestën, pasi një seri e tillë nuk ndodh që prej 2023 për djajtë e kuq, të cilët duhet ta nisin sërish nga zero.

Të martën fitore regjistruan dhe Newcastle e Bournemouth, ndërsa sfida Chelsea-Leeds u mbyll në barazim 2-2. Blutë e Londrës gjetën avantazhin me Joao Pedro dhe dyfishuan me Palmer, por Leeds reagoi duke shënuar po ashtu dy herë radhazi. Nmecha me penallti e më pas Noah Okafor rikthyen baraspeshën në fushë dhe i dhanë një pikë ekipit të tyre.

The post Man United ndalet pas 4 fitoreve radhazi, “tersi” që nisi në vitin 2023 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: