Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Për këtë veprim, të cilin e përjetojmë si një përpjekje për frikësim dhe si dëshmi të represionit të regjimit në Prishtinë, kemi njoftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë, nga të cilët kemi kërkuar të angazhohen urgjentisht dhe të kërkojnë lirimin e të gjithë të arrestuarve”, thuhet në deklaratën e partisë politike që përfaqëson serbët e Kosovës.

Ndërkohë, Zyra për Kosovë e Qeverisë së Serbisë ka thënë se “policia e Kurtit kreu një akt tjetër jocivil”.

“Falangat e Kurtit gjatë largimit nga Gazimestani futën me forcë disa serbë në hapësira të improvizuara prej llamarine, të vendosura paraprakisht, dhe më pas me automjete i larguan në drejtim të panjohur”, thuhet në një deklaratë nga Beogradi.

The post Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: