Norvegjia dhe Franca do të financojnë më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Qeveria norvegjeze të enjten ka bërë me dije se Norvegjia ka rënë dakord të kontribuojë 4.2 miliardë korona norvegjeze në mbështetje ushtarake për Ukrainën, ndërsa Franca ka garantuar një kredi prej rreth 3 miliardë koronash.

Marrëveshja midis Francës dhe Norvegjisë përfshin blerjen e një sasie të madhe armësh ajër-tokë dhe aftësish që ofrojnë mbikëqyrje nga industria franceze e mbrojtjes.

“Projektet në këtë marrëveshje përmbushin prioritetet thelbësore të Ukrainës dhe janë identifikuar pas një dialogu të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës”, tha në një deklaratë Ministri Norvegjez i Mbrojtjes, Tore Sandvik.

Sipas tij projektet në këtë marrëveshje do të ofrojnë efekte të shpejta për Ukrainën.

The post Norvegjia dhe Franca do të financojnë më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: