Më 13 shkurt zhvillohet dita e pestë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Avokatja e Selimit, Furtuna Sheremeti, tha se nuk ka prova që Selimi është fajtor për pikat e aktakuzës, ndërkaq kërkesën e Prokurorisë për 45 vjet burgim për secilin të akuzuar e cilësoi si burgim të përjetshëm.
“Nuk ka prova që të mbështesin fajësinë në asnjë prej pikave të aktakuzës për zotin Selimi. Duhet të shpallet i pafajshëm dhe nuk mund të flitet për masë dënimi. Megjithatë, nëse trupi gjykues arrin në masën e dënimit, pala do të flasë me kërkesën e jashtëzakonshme të Prokurorisë. ZPS kërkon 45 vjet për secilin të akuzuar dhe kërkon një masë dënimi të përbashkët duke trajtuar totalitetin e pretenduar të sjelljes si një justifikim. Kërkesa e Prokurorisë është shproporcionale dhe e paprecedent në rrethana të kësaj çështje që nuk është provuar”, tha Sheremeti.
“Një dëmin 45-vjeçar, praktikisht është burgim i përjetshëm. Nuk është proporcionale”, shtoi ajo.
The post Mbrojtja e Rexhep Selimit: Dënimi i kërkuar nga Prokuroria është burgim i përjetshëm appeared first on Euronews Albania.
