Tre skiatorë humbën jetën këtë të premte pasi një ortek i mori para në Alpet Franceze. Orteku “rrëmbeu” gjithsej gjashtë skiatorë, katër prej të cilëve shoqëroheshin nga një guidë profesionale.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të shpëtimit, tre persona vdiqën. Kalimi i stuhisë Niels përmes Francës rezultoi në reshje shumë të dendura dëbore, duke sjellë deri në 60 deri në 100 centimetra dëborë.
Të përballur me rrezikun, shumë vendpushime skijimi në Alpet Franceze vendosën dje t’i mbyllin plotësisht ose pjesërisht qendrat e tyre të skijimit.
The post Tre persona humbin jetën nga një ortek në Alpet franceze appeared first on Euronews Albania.
