Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, po mbahet edicioni i 18-të i garës tradicionale “Kupa e Pavarësisë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e sportit të shenjëtarisë në vend.
Kjo garë e organizuar nga Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, ka mbledhur rreth 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriu.
Presidenti i Federatës së Shenjëtarisë në Kosovë (FSHK-së), Gëzim Hazrolli tha për KosovaPress, se gara “Kupa e Pavarësisë” është e fokusuar në disiplinat pushkë standarde dhe pistoletë standarde.
Hazrolli shtoi se kjo garë mbledh të gjithë sportistët më cilësorë të kategorisë absolute të ndarë në gjini. Ai thotë se gara organizohet nga Federata e Shenjtarisë së Kosovës, ndërsa sportistët pjesëmarrës shpërblehen me medalje.
Ndërsa, presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes Sportive në Shqipëri, Stefan Rrufa, për KosovaPress tha se kjo garë tashmë është bërë traditë.
Drilon Ibrahimi, sportist edhe në garat e Lojërave Olimpike në Japoni, tha se është një emocion i veçantë marrja pjesë me garën Kupa e Pavarësisë, duke qenë se realizohet për ndër të ditës së Pavarësisë.
Ai në këtë sport luan në kategorinë e senior me pushkë standarde dhe nga gara “Kupa e Pavarësisë” pret të thyej edhe rekordin personal.
“Përgatitja si çdo sport duhet përgatitje ekstreme, sidomos para garave e kemi kur e shtojmë intensitetin e ushtrimeve për të marrë rezultate më të larta por edhe pas garës për të mos pasur rënie në rezultat…06:46… Unë jam me pushkë standarde në kategorinë senior, pra kategoria më e lartë…07:30.. Në këtë garë pres të kem rezultatin më të mirë që e kam pas ndonjëherë, të thyej edhe rekordin personal”, shtoi ai.
Në këtë edicion të 18-të të Garës “Kupa e Pavarësisë”, mysafirë kryesor janë Federata e Qitjes Sportive e Maqedonisë së Veriut dhe Federata Shqiptare e Qitjes.
“Kupa Pavarësia” është një nga aktivitetet më të rëndësishme vjetore në kalendarin e FSHSK-së, duke mbledhur sportistë dhe klube nga mbarë vendi.
Ky aktivitet synon promovimin e profesionalizmit, korrektësisë sportive dhe zhvillimin e vazhdueshëm të sportit të shenjëtarisë në Kosovë.
The post “Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut appeared first on Euronews Albania.
