Festimet për 18-vjetorin e Pavarësisë, Policia e Kosovës publikon planin e masave të sigurisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Me rastin e shënimit të 18-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës njoftoi se ka hartuar një plan të veçantë operativ për të siguruar mbarëvajtjen e ngjarjeve dhe festimeve të parashikuara në këtë ditë.

Sipas njoftimit, bazuar në agjendën shtetërore, ku përfshihen aktivitete të ndryshme, përfshirë parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës (PK), në disa segmente rrugore të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.

Ndërprerjet do të fillojnë nga ora 07:00 dhe do të prekin rrugët: Fehmi Agani, Luan Haradinaj, Kostra Novakoviq, rruga Tiranës – hekurudhës (një korsi në kthim), si dhe rruga Robert Doll (një korsi për parkimin e autobusëve dhe kamionëve të personelit të PK-së dhe FSK-së).

Policia apelon tek qytetarët që të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative, ku do të kujdesen njësitë policore të trafikut për orientimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

“Në këtë ditë të veçantë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, dhe i falënderojmë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

The post Festimet për 18-vjetorin e Pavarësisë, Policia e Kosovës publikon planin e masave të sigurisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: