Juventus sfidon Taren dhe Milanin për qendërmbrojtësin e Kombëtares

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Berat Gjimshiti është bërë objekt i interesit të Juventus për sezonin e ardhshëm, pasi qendërmbrojtësi shqiptar mund të largohet falas nga Atalanta në fund të sezonit aktual.

Kontrata e Gjimshitit, i lindur në vitin 1993, me klubin e Bergamos është drejt fundit, dhe ai aktualisht është në bisedime për rinovimin e saj, për të qëndruar te skuadra ku është bërë pjesë integrale dhe figurë kyçe në dhomën e zhveshjes.

Megjithatë, Juventusi po e konsideron shansin për një transferim të rëndësishëm falas për sezonin e ardhshëm. Ekipe të tjera, si Roma dhe Milan, gjithashtu e ndjekin lojtarin, duke kërkuar mundësinë për ta sjellë në klubet e tyre, duke shfrytëzuar përvojën dhe njohurinë e tij të thellë të ligës italiane.

The post Juventus sfidon Taren dhe Milanin për qendërmbrojtësin e Kombëtares appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: